Shtatë pjesëtarë të familjes së Klement Balilit, mes tyre, djali i tij, vëllezërit dhe nipat e tij janë shoqëruar nga policia e shtetit në ambientet e policisë së Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Klement Balili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme të narkotrafik e cila vepronte në disa vende të Europës. Shoqërimi i tyre është bërë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 28 janarit 2017. “Në orën 09:00 të paradites së sotme u liruan 5 nga të shoqëruarit, ndërsa brenda në ambientet e policisë ndodhet djali dhe një person tjetër. Vihet re një prani e shtuar e forcave të policisë të ardhura nga Tirana” informon gazetarja e Ora News në Gjirokastër Entiola Bundo. Familjarët e quajnë presion ndërsa në Gjirokastër mësohet se ka mbërritur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Adrian Çipa. Ndërkohë mësohet se policia ka ushtruar kontroll edhe në banesat e familjarëve të20 Klement Balilit.

Presidenti Bujar Nishani njoftoi dje se kishte vendosur të mbledhë në ditët e ardhshme Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të diskutuar mbi mosarrestimin e Klement Balilit, në përgjigje të kërkesës së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi ashpër duke e vlerësuar si një vendim të çuditshëm, aq më shumë kur një nismë e tillë ka munguar edhe në rastin e Lazaratit.

Artikulli paraprakGRUEVSKI EDHE TRI DITË AFAT PËR FORMIMIN E QEVERISË
Artikulli tjetërZJARR NË MATERNITETIN E DURRËSIT, SHKRUMBOHEN PAISJET