Inspektoriati i Mjedisit dhe Bashkia e Shkodrës, po punojnë për gjetjen e një mjedisi të përshtatshëm për vend depozitimin e mbetjeve inerte ne Shkodër.

Një fakt i tillë është bërë publik gjatë inspektimit që këto dy institucione kanë zhvilluar në Bardhaj aty ku inertet hidhen prej disa vitesh. Nga ana e tij, N/Kryetari i Bashkisë Shkodër, Dritan Meta është shprehur se ky është një problem constant ndërkohë që sa i takon pastrimit të qytetit ai u shpreh se situata është përmirësuar ndjeshëm. Mbetjet janë një problematike konstante për Shkodrën, kryesisht mbetjet inerte të cilat prej vitesh kane kthyer zona të caktuara në venddepozitimie të paligjshme duke sjellë një imazh të shëmtuar për mjedisin dhe dëm për komunitetin.

Artikulli paraprakBYPASSI I SHKODRËS, INVESTIMI NË 2017-ën
Artikulli tjetër“SECILI ÇMENDET SIMBAS MËNYRËS SË VET “ NË SHKODËR