Në fshatin Boriç i Madh në bashkinë Malësi e Madhe, mbeturinat digjen në mes të ditës duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët.

Nuk është hera e parë që mbeturinat në fshatin Boriç I Madh digjen në mes të ditës. Banorët përballë kësaj situate të vazhdueshme, thonë se ndihen të rrezikuar për shëndetin e tyre. Ata janë të detyruar të përballen me tymin apo aromën e rëndë që vjen nga djegia e mbeturinave. Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të marrin masat e duhura kundrejt personave të papërgjegjshëm që djegin mbeturinat në këtë zonë .

E kontaktuar nga Star Plus, bashkia Malësi e Madhe bën me dije se do të marrë masat e duhura për të ndaluar rrezikun që i kanoset mjedisit dhe shëndetit të banorëve.

Artikulli paraprakRRUGA NË GRUDË TË RE ME GROPA DHE PLUHUR
Artikulli tjetërBESELIDHJA E LEZHËS FESTË ZYRTARE