
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme në Facebook pamje nga takimi informal që ka mbajtur sot me anëtarë të qeverisë dhe zyrtarë të lartë të mazhorancës.
Në pamjet e publikuara shfaqen edhe ministri i sapoemëruar Blendi Gonxhja dhe Elva Margariti, e cila deri dje ishte në drejtimin e ministrisë së Kulturës.
Gonxhja i cili ende nuk është dekretuar nga Presidenti, u propozua nga ana e Ramës ditën e djeshme për të qenë ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/928646381964357?ref=embed_post