MUNDËSOHET NGA BASHKIA E BURSËS NË TURQI, I NJOHUR SI QYTETI I SHQIPTARËVE. Për herë të parë në qytetin e Shkodrës është organizuar mbrëmja festive e ashures. Bashkia e Bursës në Turqi, I njohur si qyteti i shqiptarë me afro 700 mijë banorë shqiptar që jetojnë atje me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe shoqatës “Istanbul” në pedonalen para Bashkisë kanë zhvilluar mbrëmjen festive. 

I pranishëm ishte edhe këshilltari kryetarit të Bashkisë së Bursës Emir Qemajl Beskardes, një shkodran i zhvendosur prej vitesh në Turqi.Pas përshëndetjeve vajzat e medresesë kishin përgatitur një program artistik dhe në fund është bërë shpërndarja e ashures.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/gjUOEl7aofI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTAKIM INFORMUES NGA DREJTORIA E DOGANAVE
Artikulli tjetërDËSHTON NISMA PËR PASTRIMIN E QYTETIT