Në festën e 7 marsit, universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka organizuar ceremoninë e vlerësimit me medalje ari të 9 studentëve ekselentë. Rektorja Raimonda Këçira thotë se në këtë ditë të shënuar për mësuesit dhe pedagogët, vlerësimi I studentëve ekselentë është një kënaqësi tjetër e veçantë dhe shpërblim I punës së palodhur të tyre.
Për disa nga studentët ekselentë, ky rrugëtim ishte I vështirë por edhe I bukur, ndërsa falenderojnë familjen dhe pedagogët që I mbështetën në finalizimin me sukses të studimeve të tyre.
Në mbyllje të kësaj ceremonie u inaugurua edhe shtypshkoronja e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, e cila ndodhet në ambjentet e fakultetit të shkencave shoqërore.