Sipas MeteoAlb: Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin tonë. Por mesdita dhe pasditja largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Verior- Verilidor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E martë, 15 Shtator 2020

Gadishulli Iberik, Europa Veriore dhe Lindore vijojnë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Për pasojë vranësira, rrebeshe shiu dhe ministuhi ere mbizotërojnë motin në këto rajone. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Ishujt Britanikë, Europën Qendrore dhe Rajonin e Mesdheut.

Artikulli paraprakPD NË KOMBINAT, SJELL DENONCIMIN E QYTETARIT TË PREKUR NGA TËRMETI: QIRANË PO E PAGUAJË VETË!
Artikulli tjetërÇËSHTJA E DETIT, RAMA TAKON SOT MITSOTAKIS NË ATHINË