Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Messenger ka vënë në pranga një të ri i akuzuar për shantazh dhe gjobëvënie deri në shumën 10 mijë euro

. Tauland Neçaj, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Laprakë, Tiranë u arrestua ditën e djeshme, pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Neçaj nëpërmjet komunikimit telefonik dhe aplikacioneve të rrjeteve sociale ka shtrënguar me anë të kanosjes një person me iniciale P.S., për ti paguar 10 mijë euro, shumë të cilën i dëmtuari, do t’ia jepte më 30 maj, ditën e djeshme, në Tiranë.

Gjatë së martës, kur ishte dhe dita e caktuar dhe dita e pagesës, në Tiranë, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, i riu nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi në sens të kundërt, me mjetin e tij tip Touareg, me targa AA 864 RH, duke dëmtuar tre automjete. Policia ndërhyri, pasi ishte sinjalizuar nga personi i shantazhuar, duke mbajtur nën gjurmim telefonin e tij.

Me ndërhyrjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit pas disa minutash është bërë e mundur kapja e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip Touareg, katër aparate telefoni celulare dhe një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike kanabis sativa.

Në ngarkim të Tauland Neçaj, materialet i’u referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Shkatërrimit të Pronës” si dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Artikulli paraprakNIS ZYRTARISHT FUSHATA ZGJEDHORE NË KOSOVË
Artikulli tjetërPJESË E SIGURIMIT TË SHTETIT, ÇOBAJ: KY ËSHTË LAJM I RREMË