Ndërsa shumë miliarderë kanë si prioritet hapësirën, të tjerë kanë një pikëpamje të ndryshme për jetën, duke e kthyer vëmendjen drejt planetit Tokë. Midis këtyre të fundit është Marc Lore, ish CEO i Walmart, i cili njoftoi planet për të ndërtuar një qytet të ri futuristik prej 500 miliardë dollarësh në shkretëtirën amerikane.

Quhet Telosa dhe mund të strehojë deri në pesë milion banorë në një plan 30-vjeçar, i cili do të përfshijë hotele, stadiume, llixha luksoze, makina vetëlëvizëse dhe qiellgërvishtëse. Në janar 2021, Lore kishte njoftuar fillimisht planet për krijimin e “qytetit të së ardhmes”. “Ky do të jetë një projekt i përjetshëm. Është gjëja që më intereson më shumë.”, tha biznesmeni 50-vjeçar në atë kohë.

Disa ditë më parë, Lore ndau më shumë detaje, duke thënë se po përpiqej të “krijonte një model të ri për shoqërinë, ku pasuria krijohet në mënyrë të drejtë”. “Imagjinoni një qytet me gjallërinë, diversitetin dhe kulturën e Nju Jorkut të kombinuar me efikasitetin, sigurinë dhe inovacionin e Tokios dhe qëndrueshmërinë, qeverisjen dhe shërbimet sociale të Suedisë.

Ky do të jetë qyteti ynë i ri”, tha ai. Planet për fazën e parë të zhvillimit të qytetit janë të strehojnë 50,000 banorë në 1,500 hektarë, e cila pritet të përfundojë deri në vitin 2030.

Artikulli paraprakPRINDËRIT TË SHQETËSUAR, FËMIJËT PO IMITOJNË SKENAT NË “SQUID GAME”
Artikulli tjetërVAKSINA E GRIPIT DHE AJO E COVID MUND TË BËHEN NË NJË KOHË, MJEKJA: GRUPET E RISKUT DUHET TA KRYEJNË VAKSINËN E GRIPIT