MAS: Nesër rinis mësimi në të gjitha shkollat e vendit

TIRANE – Ministria e Arsimit bën të ditur se ditën e enjte procesi mësimor do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e vendit. Përmirësimi i kushteve atmosferike ka bërë që Ministria e Arsimit të urdhërojë nisjen e procesit mësimor gjatë ditës së nesërme. Si pasojë e përmbytjeve që përfshinë disa zona të vendit, duke rrezikuar edhe shkollat, pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme, Ministria e Arsimit urdhëroi dy ditë më parë pezullimin e procesit mësimor në të gjithë vendin. Tashmë sipas parashikimeve të meteorologëve, nuk priten reshje të dendura shiu. Për këtë arsye Ministria e Arsimit urdhëroi nisjen e procesit mësimor.