Një virus I ri I cili po përhapet me shpejtësi në vendin tonë, po rrezikon shëndetin e qyteterëve. Ai është virusi Coxsackie, I njohur si sëmundja “dorë, këmbë, gojë” që diskutohet se prek vetëm fëmijët, por Greta Naraçi, shefe e repartit të pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës bën të ditur se ky virus prek të gjitha moshat.

Naraçi shton se ky virus ka qarkulluar prej kohësh dhe nuk duhet të trajtohet si një sëmundje e re, pasi nuk është lehtësisht e mjekueshme. Ajo tregon mënyrat e shfaqjes së virusit

Shefja e repartit të pediatrisë shton se gjatë këtyre ditëve po kryhen të paktën 40 vizita të fëmijëve të prekur si shkak I përhapjes së kësaj sëmundje, ndërsa nuk përjashton as sëmundjet e tjera që shfaqen tek fëmijët.

Edhe pse virusi “dorë, këmbë, gojë” trajtohet lehtësisht me medikamentet e rekomanduara nga mjeku specialist, shefja e repartit të pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës Greta Naraçi këshillon prindërit të vlerësojnë çdo simptomë që shfaqin fëmijët.

 

Artikulli paraprakHISTORIA E QENIT KUQO QË EMIGROI NGA SHKODRA NË KANADA
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA HUMB TURPSHËM, KLUBI SJELLJE AMATORE