Modeli i famshem lezhjan Rolando Lekaj dhe bashkeshortja e tij kineze Tereza Lekaj jane pritur ne Bashkine e Lezhes nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, ne shenje mirenjohjeje per mbeshtetjen qe ata i dhane qytetit gjate periudhes se pandemise. Ne takimin e zhvilluar, cifti Lekaj, ka bere te ditur se kjo mbeshtetje do te vazhdoje me fokus shendetesine duke siguruar per spitalin e Lezhes nje aparature imazherike ndersa kane bere te ditur se do te nxisin bashkpunimin e ketij spitali me ato ne Kine, vend ku edhe jeton cifti Lekaj.

I pranishem ne kete takim, Drejtori i Spitalit Rajonal te Lezhes, Leon Kaza, ndersa ka falenderuar ciftin Lekaj per mbeshtetjen e ka cilesuar si mjaft produktive edhe lidhjen me institucionet shendetesore ne Kine, vend qe vlersohet per arritjet ne kete sektor.

Bashkia Lezhe i ka akorduar ciftit Lekaj çertifikaten e mirënjohjes për mbështetjen e vazhdueshme që ata i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin Lezhës.

Artikulli paraprakKËSHILLI MIRATON BUXHETIN 2.6 MLD LEKË
Artikulli tjetër“GAZ-JETA”, MUZIKË DHE HUMOR NË LEZHË