Pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut në të gjithë vendin, por kryesisht në veri, kompania Albanian Highway Concession bën me dije se në autostradën Milot – Morinë, situata paraqitet normale dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve. Sipas AHC, duke u nisur nga situata aktuale dhe parashikimet për ditët në vazhdim, kompania ka marrë të gjitha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.

“AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”:

📍Kërkojme nga përdoruesit e automjeteve të ecin me shpejtësi të reduktuar

📍Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe të kenë kujdes të shtuar për tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.

📍Të lëvizin me goma dimërore”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, RRJEDHA E UJIT TË PËRROIT MERR PËRPARA NJË AUTOMJET, JA SI DUKET GJENDJA
Artikulli tjetërMOTI I KEQ DHE SITUATA E RËNDUAR NGA RESHJET NË TË GJITHË VENDIN, REAGON PRESIDENTI BEGAJ