Pas një periudhe të gjatë thatësire, vendi sot është përfshirë nga reshje në formë stuhie e rrebeshe, të cila rrezikojnë edhe përmbytje në disa qytete të vendit.

Ky paralajmërim është dhënë edhe nga sinoptikanët, ndërsa kryetari i bashkisë së Lezhës e Tropojës, u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

Në Tropojë, kryetari i bashkisë Rexhe Byberi, ka publikuar foto të dëmeve që ka shkaktuar shiu i pandërprerë në disa zonë. Byberi bën apel që institucionet të kenë një vëmendje të shtuar, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

Ndërkohë ara e fortë dhe deti me fuqi deri në 8 ballë ka bërë që ditën e sotme të pezullohet lundrimi nga kapiteneria Vlorë për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese. Sakaq për shkak të rrëshqitjes së dherave është dëmtuar linja e rrjetit të tensionit të mesëm në Fierzë.

Nga ana tjetër bashkia e Lezhës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale informoi qytetarët se reshjet e dendura të shiut, të parashikuara gjatë fundjavës, mund të krijojnë probleme të ndryshme për qytetarët.

Në përditësim…

Artikulli paraprakI DËNUAR NË ITALI ME 14 VITE BURG PËR TENTATIVË VRASJE, ARRESTOHET NË ELBASAN 56-VJEÇARI
Artikulli tjetërDITA E BIÇIKLETAVE NË SHKODËR, TRADITA VAZHDON