Shkolla e muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër është njëri prej institucioneve me kontributin më të madh në zbulimin e talenteve të muzikës në Shkodër ndër vite.

Pavarësisht se talentet vazhdojnë të jenë një rrjedh që nuk shteron asnjëherë në këtë shkollë, e njëjta gjë nuk mund të flitet për vetë institucionin. Sipas drejtorit Anton Kaftalli, prej vitesh kjo shkollë ka financime minimale, çfarë ka ndikuar në mungesën e investimeve përsa i përket instrumenteve muzikore.

Jepet vetëm një këst minimal për naftën për ngrohje, por përsa i përket instrumentave që vetë nxënësit e muzikës përdorin, nxënësit janë të detyruar të investojnë vetë. Për fat të mirë kjo nuk ka ndikuar në cilësinë e talentit të nxënësve pasi këta të fundit i kanë blerë vetë të gjitha instrumentet. Shkolla “Prenkë Jakova” është njëri prej institucioneve arsimore kryesore në Shkodër, në të cilin kanë dal një numër i madh artistësh e instrumentistësh. Kjo braktisje që i bëhet nga ana e shtetit nuk i shkon aspak historisë së madhe që ajo mban mbi supe.

Artikulli paraprakLARGIMI I OPERATORIT TË KATËRT CELULAR
Artikulli tjetërDREJT SHQIPËRISË TRUPI I FLORENC BEQIRAJ