Specialistët e Sektorit të Shërbimeve Operacionale & Hetimit në Drejtorin Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

 

• Mergim Smajlaj, 24 vjeç, lindur në Dujak, Gjakov, me kombësi Shqiptare dhe shtetësi Kosovare Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Me datë 26.11.2015 ora 17:00 është paraqitur në P.K.K Muriqan për të kryer procedurat në dalje nga Republika e Shqipërisë me pasaportë shqiptare dhe gjatë kontrollit të këtij dokumenti është konstatuar se pasaporta e lëshuar në emër të shtetasit A. K. 24 vjeç lindur në Shkodër me fotografi të shtetasit Mergim Smajlaj e dyshuar se është e fallsifikuar.
Pas kontrollit më të hollësishëm në vijën e dytë shtetasit Mergim Smajlaj ju gjetën edhe një kartë identiteti Shqiptare dhe një leje drejtimi automjeti Shqiptare e lëshuar në emër të shtetasit A. K. , të lëshuara me datë 06.11.2015.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprën penale për veprën penale “Fallsifikim i letër njoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.