Dy të moshuarit e dhunuar në fshatin Shtoj i Ri kanë treguar krejtësisht ngjarjen e ndodhur. I zoti i shtëpisë, Maliq Tahiri thotë se dy persona tërësisht të maskuar e kanë dhunuar duke e goditur disa herë me qytën e pistoletës në kokë duke i kërkuar para. Maliqi thotë se në një moment kur grabitësit ndodheshin brenda banesës, bashkëshortja e tij Life Tahiri ka dalë në oborr duke bërtitur dhe më pas ata janë larguar.

Edhe më parë banesa e çiftit Tahiri është bërë pre e vjedhjeve teksa kanë qenë në Itali tek fëmijët e tyre. Dy të moshuarit që tentuan t’i grabisnin pasi janë dërguar në spitalin e Shkodrës dhe kanë marrë ndihmën për plagët e shkaktuara janë rikthyer në shtëpinë e tyre, natyrisht të shqetësuar mbi ngjarjen e ndodhur.