Kisha e shekullore e “Shën Kollit” në Zejmen të Lezhës e cila u shemb në muajin janar të këtij viti do të kthehet në identitet. Nën kujdesin e famullisë së zonës dhe donacioneve private, ka nisur puna për rindërtimin e këtij objekti kulti që i përket shekullit të 13. Arkitekti Zef Çuni thotë se ndërhyrja po realizohet konform arkitekturës ekzistuese të kishës e cila kishte pësuar dëmtime të shumta.

 

Famillitari i Zejmenit Dom Pashk Ndoj thotë se ky objekt kulti ka vlera të jashtëzakonshme historike, duke ftuar të gjithë ata që kanë mundësi që të kontribojnë financiarisht për restaurimin e kishes.

 

Referuar historikut të kësaj Kishe pjesët më të vjetra ishin në murin verior, i cili ishte shembur plotësisht, por synohet që të ringrihet sërish ashtu siç ka qenë.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR NIS NDËRTIMIN E STREHËZËS SË QENVE
Artikulli tjetërSULMET KIBERNETIKE/ MEDIU: NUK KA ASNJË SISTEM PERFEKT, INVESTIMET NË SIGURI DHE FORCAT E ARMATOSURA JANË DOMOSDOSHMËRI