Shqiptari niset me skaf nga Italia e lë karburanti në mes të detit

Një skaf privat që udhëtonte nga Italia në drejtim të Shqipërisë, është bllokuar në mes të detit, 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit. Alarmin për policinë kufitare e ka dhënë djali i drejtuesit të skafit Adrian Jahaj. Prej orëve të para të mëngjesit Forcat e Armatosura vijojnë operacionin e kërkim -shpëtimit të shtetasit Adrian Jahaj, i denoncuar si i humbur në det. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, rreth orës 06:00 shtetasi Fatjon Jahaj ka informuar Policinë Kufitare se babai i tij, shtetasi Adrian Jahaj është nisur nga Italia drejt Shqipërisë me një skaf privat. Në distancën 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit dhe në grykëderdhjen e lumit të Vjosës, i ka mbaruar karburanti dhe ka kërkuar ndihmë. Policia Kufitare ka kërkuar ndihmë tek Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, QNOD, duke vënë në lëvizje të menjëhershme Forcën Detare, e cila nisi për ndihmë dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, është ngritur edhe një helikopter Cougari Forcës Ajrore, në ndihmë të operacionit të kërkim – shpëtimit. Operacioni i kërkim – shpëtimit në det për shtetasin Adrian Jahaj vijon ende dhe është shtrirë deri në pjesën e Gjirit të Lalzit. Shqiptarja.com ka siguruar edhe videon e Forcave të Armatosura gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në Adriatik, për gjetjen e personit të zhdukur në det, bashkë me skafin me të cilin udhëtonte.Ardian Jahj dhe jhe shtet italian qe udhetonte ne skf me te jne gjetur te lodhur dhe jane dergur ne spital.Sipas Ilir Çobos,kapitenit te anije qe i gjeti,ato nuk kane probleme te renda.

Artikulli paraprakVLLAZNIA MPOSHTET NGA KUKËSI, CUNGU: E PATOLERUESHME!
Artikulli tjetërKAPEN 5 SHQIPTARE NE KUFIRIN GREK,TRANSPORTONIN DROGE ME ÇANTA