Greqi, kapen 5 shqiptarë në kufi transportonin drogë me çanta

Policia greke arrestoi në flagrancë 5 shqiptarë në afërsi të Kapshticës, teksa transportonin me krahë 5 çanta me lëndë narkotike të llojit kanabis Sativa. Mësohet se 5 shqiptarët të moshës 21-43 vjeç u pikasën nga policia greke, në një pyll në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ndërsa mbanin në krahë 5 çanta me 74 kg 144 gram marihuanë. Policia sekuestroi edhe 4 aparate celularë. Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës Nga Shqipëria në Greqi.

Artikulli paraprakNISET ME SKAF NGA ITALIA ,E LE KARBURANTI NE MES TE DETIT
Artikulli tjetërMBYLLET EDICIONI I 16-TE I FESTIVLIT OPERISTIK “MARIJE KRAJA”