Nje 16 vjeçar godet me thikë dy persona,arrestohet

Një adoleshent në Korçë ka tentuar ka goditur me thikë dy persona, përkatësisht një 16 vjeçar dhe një 28 vjeçar, të dy banues në Korçë. Policia lokale bën me dije se ka arrestuar në flagrancë 16 vjeçarin me iniciale M.F. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. “Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 29.05.2017, në lagjen nr 17 në Korçë, shtetasi i mësipërm pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit M.R, 16 vjeç dhe Xh.M, 28 vjeç, të dy banues në Korçë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasit e mësipërm u dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, ngelur në tentativë” dhe ” Plagosja e rëndë me dashje”.

Artikulli paraprakKQZ SHTYN SËRISH AFATIN PËR LISTAT E PD
Artikulli tjetërSHTATË TË VDEKUR NGA PËRLESHJET PËR TË HYRË TË STADIUM