Njeriu që mbolli vdekjen në Nice të Francës nuk ishte krejtësisht i panjohur për autoritetet vendase të sigurisë.

Tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeç dhe lindur në Susa të Tunizisë, banonte prej vitesh në qytetin ku kreu masakrën dhe zotëronte një pasaportë franceze. Autoritetet thonë se në dosjen e tij ka disa ndalime dhe dënime për krime të rëndomta, vjedhje apo grabitje, krime këto që nuk futen në kategorinë e atyre që mund të tërheqin vëmendjen e shërbimeve të inteligjencës. Autori është identifikuar falë gjetjes në kamionin e vdekjes të disa mjeteve identifikuese, përfshirë këtu një patentë, një kartë identiteti dhe një kartë bankare. Pas kësaj, hapi i parë i hetuesve francezë ka qenë banesa e 31-vjeçarit në përpjekje për të zbuluar nëse ai ka patur bashkëpunëtorë apo ka vepruar i vetëm në masakrën që u mori jetën 84 personave. Ndërkohë, pas sulmeve është rritur gatishmëria e autoriteteve të sigurisë në pjesën më të madhe të vendeve të Europës.

Artikulli paraprakGJEN FËMIJËN E HUMBUR GJATË SULMIT NË FRANCË
Artikulli tjetërMETA: 21 KORRIKU TË JETË HISTORI SUKSESI, INKURAJOJ TAKIMIN RAMA-BASHA