Situata nga moti i keq në qarkun e Lezhës është përmirësuar pas uljes së intensiteti të reshjeve, vetëm 80 hektarë tokë është ende e përmbytur.

Njoftimi i plotë:

Në territorin e Qarkut Lezhë nuk ka patur rreshje shiu, situate mund të themi se është normalizuar, me përjashtim të ish kënetës së Torovicës.

Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.

Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale kuota – 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në ish kënetën Gjonëm ujë është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 50 ha.

Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 30 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.Në total si qark kemi rreth 80 ha tokë bujqësore të përbytur

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

Artikulli paraprakNJË TRANSFORMIM QË DO TË ARRIJË KULMIN… JA ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSTUDIMI: JA CILAT JANË VENDET ME PEIZAZHIN MË PIKTORESK NË EVROPË, SHQIPËRIA NË VENDET E PARA