Paleta e portokalltë e ngjyrave është ideale për ditët e ftohta, sepse u rrinë shkëlqyeshëm damave me lëkurë vezulluese, të cilën të gjithë e kemi gjatë kësaj periudhe. Krahas kësaj, duhet të jeni të sigurt që kjo ngjyrë e pazakonshme do të përshtatet në mënyrë të përkryer me gardërobën tuaj.

Sado që t’ju duket në shikim të parë që ajo është shumë e fortë dhe agresive, kini parasysh që kjo është ngjyrë “e natyrës”.Nëse dëshironi të eksperimentoni, me siguri do t’ju jetë interesante ngjyra e portokalltë e flokëve në të cilën gërshetohen balluket e harlisura ngjyrë gështenje. Rezultati do të jetë i shkëlqyeshëm, sepse flokët tuaj do të duken shumë të natyrshme.