Restorantet dhe hapësira të tjera ku merret ushqimi në Francë janë ndaluar të ofrojnë pije të pakufizuara me sheqer, në përpjekje për të zvogëluar obesitetin.

Tani është e paligjshme të shiten pije të tilla pa limit me një çmim fiks. Numri i njerëzve mbipeshë në Francë është nën mesataren e Bashkimit Evropian, por është në rritje. Të gjitha ushqimoret publike në Francë, nga restorantet zinxhir deri te kantinat shkollore, preken nga ligji i ri. Autoritetet thonë se qëllim i ligjit “është të kufizohen, sidomos në mesin e të rinjve, rreziqet e obesitetit, mbipeshës dhe diabetit”, në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Artikulli paraprakTENSIONET KOSOVË-SERBI, BALLKANI PO FUTET NË NJË SITUATË TË PAPARASHIKUESHME
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, KTHJELLIME DHE VRANËSIRA