Parisianët kanë përjetuar panik mbrëmjen e së hënës, pas mbylljes dhe evakuimit të stacionit Gare du Nord për çështje sigurie.

Sipas mediave vendase, policia franceze nisi një operacion për kapjen e tre personave të dyshuar si të rrezikshëm, të cilët po udhëtonin dejt veriut të Francës. Polica mëngjesin e sotëm njoftoi rihapjen e stacionit, teksa të dyshuarit mendohet se janë të lirë. Pas alarmit të sigurisë, stacioni i trenit Gare du Nord në Paris është rihapur për të filluar kështu aktivitetin rutinë të trasnportit.

Në orët e vona të mbrëmbjes së të hënës, forcat e sigurisë, të armatosura rëndë evakuan të gjitha ambientet e stancionit dhe rrethuan të gjithë zonën. Mediat franceze, veçanërisht ato të kryeqytetit të Francës raportojnë se policia po kërkonte tre të dyshuar. E përditshmja Le Parisien tha se operacioni u fokusua në një tren që udhëtonte nga Valencien në veri të Francës. Burime të Le Parisien i përshkruajnë personat në kërkim si të rrezikshëm dhe se policia franceze është njoftuar për ta nga kolëgët e saj të vendeve të tjera.

Sipas informacioneve gjithmonë mediatike, pasi autoritet franceze nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi operacionin, tre të dyshuarit janë parë në Bordo dhe Marsejë, përvec Parisit, dhe operacioni për kapjen e tyre ka dështuar në të tre qytetet. Ngjarja vjen në kohën kur Parisi dhe qyetete të tjerë të Francës janë blinduar nga forcat e shtuara të sigurisë për shkak edhe të mbajtjes së raundit të dytë dhe final të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga liberali i qendrës Emanuel Macron. Sakaq Franca ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme që nga sulmet e Parisit të vitit 2015 të cilat vranë 130 persona dhe që u mor përsipër nga shteti islamik.

Artikulli paraprakDITA E EUROPËS,NISHANI – TUSK: PROJEKTI E SHQIPËRISË, INTEGRIMI NË BE
Artikulli tjetërARRESTOHET 44-VJEÇARI, TENTOI TË DJEGË ME BENZINË NJË PERSON