Nuk janë te pakte familjet ne qarkun Shkodër te cilat jetojnë çdo dite vetëm për te siguruar bukën e gojës dhe faturat e energjisë elektrike janë te fundit qe mund tu kalojnë neper mend.

Historia e familjës Jaku ne Shelqet te bashkisë Vau i Dejës është e trishtë.Gjon Jaku një i moshuar 93 vjeçar jeton mes skamjes dhe varfërise për me te tepër ai prej 8 vitesh vuan nga shikimi.E vetmja shprese për Gjonin është e bija Luce e cila i është përkushtuar kujdesit ndaj tij qe pas vdekjes se bashkëshortit.E bija Lucja na rrëfen se operatori i sistemit te shpërndarjes se energjisë elektrike i ka kujtuar se duhet te paguaje një borxh prej gati 3 milion lekesh, shifër qe duket e papërballueshme nga i verbri Gjon Jaku i cili jeton vetëm me nje pension. C’është me e çuditshmja sipas te bijës ne këtë shtëpi nuk ka asgjë qe mund te konsumoje energjinë, praktikisht mungon një frigorifer, televizor apo nje lavatriçe e vetmja gje qe kerkojne është ndriçimi.