Vllaznia do të presë ditën e dielë në orën 17:00 Kukësin në “Loro Boriçi”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 19-të të Abissnet Superiore. Para kësaj ndeshjeje, për mediat ka folur si zakonisht trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, i cili tha se Vllaznia do të futet në fushë vetëm për tre pikë në këtë duel.

Trajneri Osmani u pyet edhe për merkaton, ku tha se po kërkojnë futbollistë në të gjitha repartet, por nuk kanë gjetur lojtarët e duhur akoma.

Tekniku i Vllaznisë foli edhe për emrin e Eraldo Çinarit, i cili është lakuar gjatë kësaj periudhe për një afrim të mundshëm tek kuqeblutë.

Deri më tani, te Vllaznia zyrtarisht janë tre të larguar, ndërsa nuk ka pasur asnjë afrim akoma, me drhttps://youtu.be/B1WsG58jAv0ejtuesin që nuk duan të nxitohen sa i takon situatës në hyrje.

 

Artikulli paraprakKUPA E SHQIPËRISË NË FUTBOLL PËR FEMRA
Artikulli tjetërHOLLYWOOD-I NË ZI! HUMB JETËN YLLI I DAYS OF OUR LIVES