Një sulm i armatosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte jashtë gjykatës së Stambollit, ndërsa sulmuesit e dyshuar janë neutralizuar nga zjarri i policisë.
Sipas mediave vendase, sulmi është kryer nga dy persona, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona, 3 prej tyre efektivë policie.
Në deklaratën e tij ministri Yerlikaya tha se “është konstatuar se tradhtarët e neutralizuar të quajtur EY dhe PB janë anëtarë të organizatës terroriste DHKP/C”.