Një duartrokitje e gjatë priti Papa Françeskun ndërsa hynte ne sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mbajti një fjalim me rastin e 70-vjetorit të krijimit të organizatës.

Reformimi OKB-së, kontrolli i borxhit për vendet më të varfra dhe lehtësimi i pjesëmarrjes në vendimmarrje janë pikat e një instrumenti të ri që punon për paqen në botë. Është pikërisht ky vizioni i Atit të Shenjtë i cili i dedikoi shumë vëmendje të varfërve në fjalimin e tij. Askush të mos shkelë mbi të tjerët duke u ndjerë i plotfuqishëm. Të mos harrojmë se sot në botë ekzistojnë të drejta false dhe përjashtim social, ndërsa është e nevojshme të konfirmohet me forcë e drejta e më të dobëtëve. Organizmat financiarë duhet të mbikëqyrin zhvillimin e qëndrueshëm sepse edhe degradimi i ambientit ku janë detyruar të jetojnë të përjashtuarit, përbën kulturën e margjinalizimit.