Orët e para të mëngjesit do të dominohen nga vranësira të dendura dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, më të dendura në zonat veriore dhe qendrore.

Gjatë orëve të mesditës do të ketë shtim të intensitetit të shirave në vend. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese në të gjithë territorin, por në sasi më të pakta. Parashikohet që gjatë natës të ketë pauz të shirave në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 47 km/h nga drejtimi Jug-perëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.