Parkimet dyshe të automjeteve vijojnë të jenë një problem shqetësues në rrugët e qytetit të Shkodrës aq më tepër në ditët me shumë ku numri i automjeteve që lëvizin janë të shumta.

Ky është një nga problematikat që haset më së shumti në të gjitha stinët e vitit duke e bërë tepër të vështirë kalimin e këmbësorëve, qytetarëve që lëvizin me biçikleta por edhe të automjeteve të tjera. Situate shfaqet tëpër e komplikuar nërrugët kryesore të qytetit apo edhe në pikat ku në afërsi gjenden tregje të ndryshme.

Pvarësisht kërkesave të qytetarëve për ndërhyrje nga policia për vendosjen e rregullit dhe mos-lejimin e parkimit të automjete në vende të pacaktuara kjo vijon të jetë akoma një problem. Natyrisht parkimi i automjeteve në rrugë krijon jo pak vështirës edhe për ambulancën ose zjarrëfikësen, pasi parkimi i tyre bllokon rrugën.

Artikulli paraprak“ZAMBAKU I PRIZRENIT” EDICIONI I 29-të
Artikulli tjetërTELENOVELA RRUGA “DRISHTEJ” VAZHDON…