Vllaznia mundi sot Tiranën me rezultatin 3-1.

Pas suksesit që Vllaznia korri sot, duke mundur Tiranën me rezultatin 3-1, flet trajneri i skuadrës shkodrane Armando Cungu.

Cungu: Duke përjashtuar fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Tërbunit, vinim pas disa rezultatesh negative në të cilat kishim grumbulluar vetëm pak pikë dhe fitorja e sotme ishte detyrim. Nuk mendoj se ka nevojë për shumë fjalë por dua të falënderoj të gjithë futbollistët që u futën në fushë dhe bënë gjithçka shumë mirë. Unë bëj tifo për Vllazninë dhe për asnjë ekip tjetër. Nuk kemi garantuar thuajse asgjë, teksa mbeten edhe 10 javë deri në përfundim. Sikurse e kam thënë edhe pas ndeshjes ndaj Skënderbeut, kemi arritur një fitore, por nuk kemi siguruar asgjë më shumë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFOTOLAJM / RENDITJA E SKUADRAVE SHQIPTARE PAS NDESHJEVE TË SOTME
Artikulli tjetërJA KËNGA ME TË CILËN SHQIPËRIA KONKURON NË ‘EUROVISION’