Qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike u nisën nga Shkodra drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita. Nënkryetari i PD Shkodër Qashif Hoxha thotë se arsyet për të protestuar ndaj qeverisë janë të shumta.

Nga Shkodra janë rreth 2 mijë protestues që janë nisur drejt kryeqytetit ndërsa kjo protestë është një mesazh edhe për ndërkombëtarët.

Përveç qytetit, protestuesit janë organizuar edhe në njësitë administrative të Shkodrës.