Përfshihet nga flakët vila e shtetasit turk

Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Vorës. Vila private është në pronësi të një shtetasi turk, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar. Deri më tani shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, ndërsa ka nisur puna edhe për hetimin e ngjarjes.