Afati për fiskalizimin është mbyllur. 30 qershori ishte dita e fundit dhe tashmë administrata tatimore do të bëjë kontrolle dhe do të ketë të drejtën e vendosjes së gjobave për të gjithë ata që nuk janë fiskalizuar

Sipas Ministrisë së Financave ende 8900 biznese ende të pafiskalizuara, dhe që prej muajsh nuk raportojnë xhiro dhe do kalojnë shumë shpejt në status pasiv.

2 ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi se nga 1 janari 2021 deri më 27 qershor 2022 (dje), është realizuar me sukses fiskalizimi në masën 100% për biznesin e madh dhe të vogël me TVSH, që janë rreth 108 mijë tatimpagues, ndërsa mbi 4500 tatimpagues të biznesit të vogël pa TVSH kanë aplikuar për t’u pajisur me certifikatën elektronike të fiskalizimit.

“Në total, referuar të njëjtës periudhë, janë lëshuar 407,353,527 fatura të fiskalizuara. Ndërsa pritet fiskalizimi i rreth 10% tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, duke përjashtuar këtu tatimpaguesit, që nuk ushtrojnë aktivitet, e megjithatë nuk mund të kalojnë në status pasiv, për shkak të detyrimeve të papaguara, etj”.

Artikulli paraprakULET ÇMIMI I KARBURANTEVE, MINISTRJA E FINANCAVE TREGON SHIFRAT
Artikulli tjetërEKSPOZITA “RETRO”, GRATË TRADICIONALE SHKODRANE