Është përmirësuar situata e Covid-19 në Kosovë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërkohë MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes nga 30 që ishin një ditë më parë.

Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.

Në total numri i rasteve aktive është 18.548.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.