Një aksident ka ndodhur në fshatin Xarë në bashkinë e Konispolit në Sarandë, ku janë përfshirë dy motomjete. Sipas policisë motorët drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.

‘Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakKORONAVIRUSI NË ITALI/ MBI 10 MIJË RASTE TË REJA DHE 48 VIKTIMA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërRAMA: DO TË HAPIM SHKOLLË PROFESIONALE PËR PESHKIMIN