Pesë policë kanë mbetur të plagosur deri më tani nga përplasja me protestuesit serbë në veri të Kosovës. Ndërsa janë dëmtuar 4 makina, nga të cilat njëra e shkrumbuar totalisht. Pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore efektivët e lënduar janë kthyer sërish në krye të detyrës.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa më tej në njoftim policia e Kosovës bën me dije se në afërsi të zonave ku ka pasur protesta të serbëve në Zveçan janë dëgjuar edhe të shtëna me armë por ende nuk dihet vendndodhja e saktë.

Artikulli paraprakBORDI PUBLIKON ÇMIMET E REJA, RRITET NAFTA DHE BENZINA, JA ME SA DO TË SHITEN KARBURANTET NË VEND
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ TAKIM ME HOMOLOGUN ITALIAN