Plagoset me armë gjahu 38 vjeçari, autori i paidentifikuar

Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Bulgarec të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të mbrëmjes së sotme, kur një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës së shtetasit V.F, rreth 38 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur. Në vendngjarje, u dërguan menjëherë shërbimet e Policisë dhe u bë transportimi për në Spital i shtetasit V.F, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punohet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.