
Plagosje në Shkodër. Plagoset shtetasi Ndue Preka në lagjen “Mark Lula”. Ndue Preka që u plagos nga një person ende i paidentifikuar ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.
Autori e ka qëlluar me pistoletë 3-4 herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë. Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të plagosjes së ndodhur pak çaste më parë.
Mësohet se Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij.
(Foto Ilustruese)