Organizata Junior Achievement zhvilloi gjatë së martës në ambientet e gjimnazit 28-Nëntori panaririn e parë rajonal me grupet e nxënësve të shkollave të mesme të rajonit verior.

Drejtoresha ekzekutive Suela Bala tha se qëllimi i këtyre panaireve është që nxënësit të njohin sipërmarrjen private dhe të bëhen pjesë e organizimeve në nivel kombëtar. Përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale vunë theksin tek rëndësia e njohjes së tregut të biznesit nga nxënësit e shkollave të mesme. Secili prej grupeve të nxënësve paraqitën për jurinë planin e tyre të biznesit, ndërsa në fund të aktivitetit u shpallën shkollat fituese. Në këtë panair morën pjesë 20 shkolla të rajonit verior.

Artikulli paraprakMORATORIUMI, 5 KUNDRAVAJTJE NË 2 MUAJ
Artikulli tjetër“ISH-BASHKËPUNËTORËT NË SISTEMIN E DREJTËSISË”