UJKA: BASHKIA SHKODËR DUHET T’I PRESË DHE T’I ZËVENDËSOJE ME LLOJE TË TJERA. Plepat të mbjellë para 50 vitesh në parkun në hyrje të qytetit të Shkodrës, pranë pedonales rrezikojnë të shemben si shkak i kalbëzimit të tyre. Një gjë të tillë e thotë specialisti në drejtorinë rajonale të pyjeve Zeqir Ujka. Plepat 50 vjeçar rrezikojnë të marrin edhe jetë njerëzish ashtu si në Velipojë para pak viteve.

Bashkia Shkodër e ka për detyrë që të bëjë prerjen e këtyre plepave sit ë zëvendësoje me lloje të tjera. Duke qenë se jemi në prag të stinës së Pranverës, pasditeve ai park mbushet nga qytetarët shkodran ndaj sa më shumë kohë të kalojë aq më i madh është rreziku për shembjen e atyre plepave.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/zaouzBTBldU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakLATA: TË MOS DEVIJOHET LUMI RADIKA
Artikulli tjetërAMBJENTALISTËT: PO NA VJEDHIN LUMENJTË