Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ organizuar nga Komiteti i Helsinkit, theksoi se organika e institucionit që ai drejton, të jetë me njerëz me integritet.

“SPAK ne muajin dhjetor ben 4 vjet por SPAK eshte bere funksional vetëm vitin e kaluar per shkak se organika e be e mundur te jete e plote. Ne SPAK i kushtohet vëmendje integritetit. Duhet te kesh disa vlera jo vetem profesionale, por duhesh te kesh demostruar integritet. Tek ne si prokuror i nënshtrohemi jo vetëm Vetingut, por kemi heq dore edhe nga privatësia bashke me familjaret tanë. E njëjta gjë vlen edhe per BKH madje ata kalojne edhe nje tjeter prove testin e poligrafit, makina e te vertetes. Mire ka bere ligjvenesi qe ka parashikuar gjjthe keto kritere. Jemi perpjekur qe te kemi njerez me integritet ne SPAK. Kemi dhene shenja qe SPAK eshte ne gjendje te hetoje subjekte te ndryshme pavaresisht fuqise se tyre politike dhe ekonomike.

SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi perballur edhe me struktura kriminale pavaresisht sa fuqi kane apo lidhjet e tyre me politike. Jemi perdite ne kete lufte, ajo eshte e vazhdueshme. Per te folur per suksese duhet te presim edhe vendimet e gjykata te formes se prere. Çdo dite hetojme dhe presim vendime fajesie nga gjykatat. Eshte pune e perditshme, stresuese, e lodhshme por ne fund te dites kur shikon qe po mundohemi te thyejme ate mitin e pandeshkueshmerise atehere ndjehesh mire. Eshte e lodhshme por jo e pamundur. Kjo eshte bere fale edhe ndryshimit te metodologjise se punes ne prokurorine e posaçme. Disa metoda qe perdoren tani jane perdorur rralle dhe tani perdoren masivisht si mjete te kerkimit te proves dhe kemi ndryshuar edhe filozofine e kerkimit te proves dhe kemi hequr dore nga atao tradicionalet.

Kemi investuar shume edhe ne teknologji sepse keto mjete kerkimi nuk mund te jene te suksesshme nese nuk ke mjetet e teknologjise. Duhet edhe nje buxhet i mire dhe deri tani jemi financuar mire nga buxheti i shtetit por po perdorim edhe te ardhurat pasurite e konfiskuara nga krimi qe kapin miliona euro dhe gjitha i kemi investuar ne teknologji dhe kjo na sjell rezultate konkrete. Për te qene i suksesshem ne luften kunder krimit duhet te kesh legjislacion te mire dhe eshte i mire dhe te kesh struktura te specializuara kunder luftes kriminale dhe korrupsionit. Dy fenomenet me shqetesuese jane korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe struktura speciale eshte SPAK per ti luftuar. Tjetra eshte te krijosh edhe pavaresine dhe sa i perket pavaresise sigurohet nga kushtetuta dhe ligjet ne fuqi. Jua them me siguri se kemi pavaresi totale nga pushtetet e tjera. Nuk kemi marrëdhënie kontrolluese nga institucionet e tjera. Pavarësisht te gjitha ketyre ne fund te dites gjithçka varet nga integriteti i prokurorit dhe gjyqtareve, gjithçka varet tek integriteti i secilit aktor. Mund te jesh i pavarur por mund te zgjedhësh te filtrosh me pushtetin apo politiken. Vetem ata me integritet mund ti rezistojnë joshjes dhe presionit te pushtetit.”, tha ai.

Artikulli paraprakTËRHEQJE APO TREMBJE NGA RREGULLORJA E RE PËR PËRJASHTIMET? SALIANJI: AKSIONI VIJON! NUK NDEZËM FLAKADANË SEPSE…
Artikulli tjetërA DO TË THIRRET RAMA PËR T’U PYETUR PËR “MCGONIGAL? DUMANI: NUK KA RËNDËSI EMRI, POR PROVAT. PËR METËN…