SINDIKALISTËT: MARRIN PARA NËN DORË NGA TREGTARËT INFORMAL JASHTË TREGUT TË RUSIT.Kryetari i sindikatës për tregun e Rusit të fruta-perimeve Nikollë Dardha hedh akuza të rënda për policinë Bashkiake duke thënë se kërcënojnë e po ashtu marrin para nën dorë nga tregtarët informal që shesin në trotuar pak metra larg tregut të Rusit.

Dardha shprehet se tregu i Rusit është në gjendje shumë të keqe sepse nuk ka asnjë lloj kushti.Si përfaqësues i sindikatës për tregun e Rusit Dardha kërkon që kjo situatë të ndryshojë. Edhe “Star Plus” më parë ka ngritur problematikat jo vetëm për tregun e Rusit por edhe atë të Zdralës apo pjesë të tjera por sërish Bashkia e Shkodrës nuk ka bërë asnjë reagim.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/wj34ucr5HrE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMBLIDHET KËSHILLI I BASHKISË SË SHKODRËS
Artikulli tjetërBSPSH: QEVERIA BËN DIFERENCIME ME LIGJET