Brenda 12 oreve Policia e Shtetit kap nje tjeter person te shpallur ne kerkim, te Shumekerkuar. Operacion i koduar ” Bjeshket” , zhvilluar nga FNSH dhe Drejtoria e Policise Shkoder. Kapet personi qe shkembeu zjarr ne Policine per te mbrojtur parcelat me Canabis gjate ketij muaji ne Shosh Dukagjin

. Kapet Gjin Guri i denuar me 7 vite e dy muaj burg per “Armbajtie pa leje” dhe “Kanosje”. Gjate oreve te para te mengjezit te sotem Policia e Shkodres ne bashkepunim me grupet e Fnsh-se Shkoder , mbi bazen e nje plani operacional te mire organizuar , ne oret e para te mengjezit te sotem , bene te mundur kapjen ne banese te personit te shume kerkuar ne fshatin Shosh Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç, i denuar me vendim te formes se prere me 7 vjet e dy muaj burg per “Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake” dhe “Kanosje”.