Policia ka hedhur poshtë variantin se 35-vjecarja Mire Pylla është plagosur në krahëror me plumb qorr, pasi në pranga ka vënë bashkëshortin e saj Paulin Pylla, 45 vjeç.
Në njoftimin për mediat, policia thotë se “arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri të bashkëshortes së tij, shtetases M. P, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, ngjarje e ndollur me datë 01.10.2015, rreth ores 19.00, në banesën e tyre ku ishte dhe vendi i ngjarjes”.
NGJARJA U REGJISTRUA NË VAUN E DEJËS, 35 VJEÇARJA JASHTË RREZIKUT
Blutë theksojnë se në vendngjarje janë konstatuar disa njolla si ato të gjakut, ku u dërguan për egzaminime të mëtejshme, ndërkohë gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale :
– Një kreher arme zjarri pistolete Tip TT
-Një fishek pistolete e kaliberit 7.62mm, me kapsollë të pa goditur i cili u gjend në raftin e rrobave.
Gjithashtu, gjate këqyrjes dhe kontrollit të baneses dhe ambjenteve rreth saj, jane gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materjale ;
• Dy autovetura tip mercedez-benx me te njetjat targa SH 4309 D me ngjyrë të bardhë,
• Dy targa të huaja me mbishkrimin DAH279A,
• Dy targa me shkronjat AA 158 DX,
• Një qese plasmasi brenda të cilës kishte farë, e cila dyshohet si fare e bimeve kanabis sativa, ku është gjendur në dhomën e gjumit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër për hetime të mëtejshme.