Tre fëmijë, më i madhi 4-vjeçar, mbetën të ngujuar në tavanin e shtëpisë së tyre, gjatë kohës sa nuk i kishin prindërit në shtëpi. Këta të fundit edhe kur janë aty nuk është se kujdesen shumë për fëmijët e tyre.

Për këtë arsye policia ka ngritur kallëzim penal, ndërkaq qendra për punë sociale edhe më herët kishte tentuar ti merr nën përkujdesje këta fëmijë. “Fëmijët kanë qenë në tavan dhe në gjendje jo të mirë, do të thotë ka qenë ftohtë”, thonë zyrtarët e Policisë. Prindërit shprehen se kujdesen për fëmijët aq sa munden, derisa prokuroria pritet të nisë hetimet, pasi ata janë të njohur për policinë, ku gruaja ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve dhe burrit të saj.

Artikulli paraprakBIE ÇATIA, SHQIPTARI VDES NË VEND, GREKU NDËRRON JETË NË SPITAL
Artikulli tjetërFALSIFIKONIN DOKUMENTE PËR NË BE: 1 MLN EURO FITIMI I GRUPIT ME NË KRYE ‘BOSIN’ SHQIPTAR