Arritja e objektivave nga ana financiare dhe perballimi i konkurences jane nder prioritetet kryesore te Postes Shqiptare dega Shkoder persa i perket ketij viti.

Eshte drejtoresha e këtij institucioni Estela Nika qe ben te ditur nje fakt te tille. Nga ana tjeter prioritet paraqitet edhe dixhitalizimi it e gjitha sherbimeve ne zyrat e njesive administrative dhe rritja e cilesise se tyre. Kostot me te ulëta për te marre shërbime si dhe kryerja e tyre ne pak minuta per personat qe paraqiten cdo dite prane filialit te postes, e kane kthyer ate ne institucionin qe perballon numrin me te madh te aplikimeve shteterore e private.