Pranga një oficeri policie, nën akuzë për 3 vepra penale

 

Një tjetër punonjës policie është vënë në pranga. Pas arrestimit të oficerit të krimeve të Policisë së Kukësit, një tjetër oficer është arrestuar pasi është vënë nën akuzë për 3 vepra penale, thanë burime nga policia për mediat. Burime nga Kontrolli i Brendshëm thanë se pasditen e djeshme kanë arrestuar Zaçe K., 44 vjeç nga Beratit, por oficer policie në Komisariatin e Policisë së Skraparit. Ndalimi i 44-vjeçarit është bërë pas masës së sigurisë që ka dhënë Gjykata e Beratit, atë të “arrestit me burg” Punonjësi i policisë Zaçe K., është vënë nën akuzë për “Përkrahja e autorit të krimit”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “ Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Artikulli paraprakPRANGA DY SHQIPTARËVE,KAPET 28 VJEÇARI I DËNUAR NË MUNGESË
Artikulli tjetërPADI BASHKIVE, DHANË LIÇENCA PËR PRERJEN E PYJEVE